Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka konfirmuar se drejtori sportiv i Sevillas, Monchi, ishte gati t’i bashkohej atij në Londër.
Emery pranon se është ndjerë “i vetëm” sa ishte në krye të Topçinjve, pasi klubi asnjëherë nuk i doli në mbrojtje atij.
“Në të gjitha skuadrat ku kam qenë në të, kam pasur gjithmonë mbrojtje nga drejtuesit”, ka thënë fillimisht Emery për Daily Mail, ndërsa shtoi duke thënë se Monchi pothuajse u bashkua me të te Arsenal përpara se të rikthehej te Sevilla.
“Në PSG presidenti Nasser Al-Khelaifi më mbrojti shumë. Në Arsenal unë pata shumë mungesë të mbrojtjes nga drejtuesit”.
“Klubi më punësoi si trajner dhe ata kishin Ivan Gazidis, Raul Sanllehi, Edu. Unë duhet të besoja tek puna e tyre ndërsa unë të përqendrohesha te lojtarët dhe stërvitja”.
“Para se të mbërrija ishte Arsene Wenger që bëri gjithçka. Ishte ndryshe, por unë mbërrita si trajner dhe kam dashur të punoj në atë mënyrë. Pastaj ka pasur vendime të marra në klub që nuk rezultuan mirë”.
“Unë mbeta i ekspozuar nga rezultatet dhe me gabime të caktuara që ishin bërë më parë. Logjikisht nuk thashë asgjë, por u ndjeva i vetëm”.
“Kur pati probleme në PSG, presidenti zbriti në dhomën e zhveshjes dhe na mbrojti të gjithëve”.
“Te Arsenali ende nuk e kishin atë sens. Ndoshta sepse klubi ka ardhur nga epoka e Wenger kur ai bëri gjithçka. Ata nuk dinin si të bënin”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/