Alex Iwobi është afër marrëveshjes së re me Arsenalin, ka thënë trajneri Unai Emery.
Iwobi ka kontratë deri më 2020, ndërsa sezonin e shkuar zhvilloi 26 ndeshjen në Ligën Premier ku shënoi tre gola.
Nigeriani pritet ta nënshkruajë kontratën e re me klubin dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Emery pas ndeshjes me PSG-në.
Iwobi, që është i lidhur me disa klube evropiane, përfshirë edhe Lazion, luajti një pjesën në ndeshjen e sotme ndaj Atletico Madridit.
“Kam informacion, ai është afër. Fillimisht, dua të punoj me çdo lojtarë që është këtu dhe me ata që do të vinë”.
“Mesut [Ozil], Iwobi, [Mohamed] Elneny sapo kanë filluar të punojnë me ne, dhe java e parë po shkon mirë. Informacioni im është se ai do të nënshkruajë kontratë të re”, tha Emery.
Deri më tani në klub kanë nënshkruar emra si Lucas Torreira, Stephan Lichtsteiner, Sokratis Papastathopoulos, Bernd Leno dhe Matteo Guendouzi.
Emery tha se këta lojtarë që kanë ardhur janë shumë të mirë dhe që është i lumtur me ta. /Telegrafi/