Telegrafi

Emery: Guendouzi duhet t’i shkurtojë flokët

Unai Emery ka sugjeruar se Matteo Guendouzi duhet që të shkurtojë flokët, pasi Marouane Fellaini e kapi për flokë mesfushorin e Arsenalit.

Fellaini përdori një metodë të pazakontë për të ndalur kundërshtarin e tij, duke e kapur në flokë.

Emery është i kënaqur me paraqitjen e lojtarit dhe se si ai e tejkaloi incidentin.

“Mendoj se gjëja më e mirë për të është që të shkurtojë flokët dhe ky problem është i përfunduar”.

“Kur unë isha lojtar ishte gjë e njëjtë. Sot, me kamerat, të gjitha situatat që po ndodhin në 90 minuta mund të shikohen”.

“Disa gjëra janë mes lojtarëve në fushë. Ajo situatë ndodhi mes dy lojtarëve. Ndoshta është mirë që Guendouzi t’i shkurtojë flokët”, u shpreh Emery.

Arsenali rikthehet në aksion këtë fundjavë ndaj Huddersfield. /Telegrafi/