Unai Emery thotë se mungesa e Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac në Emirates Cup ishte e lidhur me sulmin që dy lojtarët kishin të premten.
Arsenali humbi 2-1 ndaj Lyonit, ku pas lojës shefi i Arsenalit, tregoi pse munguan dyshja.
“Çdo lojtarë është shumë i rëndësishëm për ekipin, por gjithashtu disa rrethana na bëjnë të marrim vendime midis lojtarit dhe nesh”.
“Nuk është një moment i mirë për të luajtur, sepse mendja e tyre nuk është tani 100 për qind”.
“Është një rrethanë shumë personale dhe gjëja më e rëndësishme tani është që ata të mund të ndjehen mirë, ata të ndjehen të sigurt, ata të ndjehen të qetë me familjen e tyre”.
“Ata ishin këtu, por unë u fola atyre dhe vendosa se ishte më mirë të vazhdojnë pushimin me familjet e tyre dhe të presim për disa ditë dhe pastaj të fillojnë normalisht me ekipin”, ka thënë Emery. /Telegrafi/