Telegrafi

Emery: E kontrolluam ndeshjen, por u desh ta shënonim golin e dytë

Mesut Ozil dhe Unai Emery (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Arsenali thuajse i ka humbur gjasat për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas barazimit (1-1) ndaj Brighton & Hove Albion.

Trajneri Unai Emery ka thënë se skuadra e tij e kontrolloi ndeshjen, mirëpo është dashur ta shënonte edhe golin e dytë.

Lexo po ashtu Çfarë duhet të bëjë Tottenhami dhe çfarë duhet të bëjë Arsenali për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve

“E dinim se do të jetë vështirë, por kur ishim 1-0 u desh ta shënonim edhe golin e dytë. Brenda 90 minutash e kontrolluam ndeshjen dhe pas golit të parë u përpoqëm ta shënonim edhe golin e dytë”.

“Pas golit të tyre, krijuam më shumë raste shënimi, mirëpo ata u mbrojtën mirë, është skuadër e fortë në mbrojtje dhe këtë e dëshmuan sot (e diel)”.

“E dinim se do të ishte vështirë, por përqendrimi jonë tash është Europa League. E kemi mundës në Ligën e Evropës që të bëjmë diçka të rëndësishme dhe do të përpiqemi ta bëjmë atë”, ka thënë trajneri për BBC Sport. /Telegrafi/