Telegrafi

Emery: Dua të bëj histori me Arsenalin, duke filluar me Ligën e Evropës

Unai Emery (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

Unai Emery dëshiron të krijojë “një histori të re” me Arsenalin pasi synon të udhëheqë klubin londinez drejt fitimit të trofeut në Ligën e Evropës, një garë që ai e fitoi tre herë si trajner i Sevillas.

Arsenali e pret Valencian në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës se Evropës dhe trajneri Emery pret të fitojnë për të kaluar në finale dhe për të shkruar histori me ta.

“Dua të krijoj një histori të re këtu me të gjitha garat. Tani është Liga e Evropës”, ka thënë fillimisht Emery.

Lexo po ashtu Emery: Arsenali ka kapacitet për ta fituar Ligën e Evropës

“Ne presim me padurim të luajmë, të jemi me përkrahësit tanë, të bëjmë një paraqitje të madhe në 90 minutat e ndeshjes së parë dhe me një rezultat të mirë, por ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë”.

Emery gjatë një stërvitje me Arsenalin

“Mendoj se kemi nevojë për të gjitha. Për lojtarët, për shpirt, për energji dhe për mbështetësit tanë”.

“Liga e Evropës është rruga jonë për një titull dhe rruga jonë për mundësinë që të jemi në Ligën e Kampionëve”.

Lexo po ashtu Emery optimist për top katërshe: Luftojmë në dy fronte

“Kemi dy mundësi: njëra është në Ligën Premier dhe kjo nuk është në duart tona dhe mundësia vërtet të mirë nëse fitojmë Ligën e Evropës”.

“Duam të fitojmë dhe ta shijojmë gjysmëfinalen. Kemi nevojë për mbështetësit tanë dhe kemi nevojë për të krijuar një atmosferë të madhe në Emirates”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/