Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka ndarë mendimin e tij të sinqertë për fitoren 1-0 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Spanjolli ka thënë se skuadra që ai udhëheq mund të arrijë deri në tetë skuadrat më të mira në Ligën e Kampionëve.
“Ne duam të jemi të qëndrueshëm në mënyrë që të luajmë rregullisht në Evropë”, shpjegoi Unai Emery në intervistën e tij pas ndeshjes.
“Kemi luajtur shumë mirë, kemi fituar, ndoshta mund të futemi në tetëshen më të mirë”.
“Kundër skuadrave si këto është shumë e rëndësishme të jesh i fortë. Emiliano Martinez bëri një punë të mrekullueshme, duke bërë pritje të shkëlqyera”.
“Ne po punojmë me Duran. Aspekti më i rëndësishëm është qëndrimi i tij. Ai është gati të luajë 90, 60 ose 30 minuta”.
“Ai është i fokusuar në çdo minutë të lojës. Sot kishim dy sulmues shumë të mirë. Ishte fantastike për të dhe për ekipin”, deklaroi Emery.
Pas dy ndeshjeve në fazën e ligës, Villa ka gjashtë pikë dhe është në vendin e gjashtë në renditje. /Telegrafi/