Unai Emery ka thënë se tifozët e Arsenalit e fajësuan atë për gjysmën e parë të dobët të sezonit dhe në fund të fundit ata arritën që ta “largojnë” nga klubi.
Spanjolli u shkarkua pa mbushur mirë gjysmën e rrugës së sezonit të tij të dytë, pasi vendimi u mor në nëntor pas një serie rezultatesh dhe paraqitjeve të dobëta.
Megjithëse, ai pranon se Topçinjtë nuk po luanin mirë nën drejtimin e tij, ai beson se kishte një numër problemesh që ishin jashtë kontrollit të tij dhe kontribuuan në shkarkimin e tij.
“Këtë vit të dytë, ne nuk kemi luajtur mirë; nuk kemi mbrojtur mirë. Nuk kemi qenë konkurrues; nuk kemi transmetuar mirë lojën. Dhe unë u thashë lojtarëve vetë”, ka thënë fillimisht Emery për Marca.
“Kishte disa probleme: katër kapitenë; çështja Ozil-Kolasinac; nënshkrimi i Pepe, të cilit i duhej kohë kur erdhi nga Franca. Ne nuk luajtëm mirë, kjo është e sigurt”.
“Kjo na solli rezultate të këqija, nuk pati asnjë përmirësim, tifozët u përqendruan tek unë dhe ata më larguan. Por, unë i mbaj gjërat pozitive, ka pasur shumë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/