Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur virtualisht ka emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se Kryeinspektori i ri është Hekuran Nikçi i cili do të ketë mandat katër vjeçar.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar tri vendime.
“Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e sotme, me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është emëruar Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Republikën e Kosovës. Sipas vendimit, z. Hekuran Nikçi është emëruar në këtë pozitë për një mandat katër vjeçar. Kryeinspektori i emëruar sipas këtij vendimi do të kryejë detyrat dhe funksionet e përcaktuara me Ligjin për inspektoratin e punës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/