Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka emëruar Bordin e ri për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike.
Bordi do të përbëhet nga pesë anëtarë, ka konfirmuar MSh-ja përmes një përgjigje me shkrim për Telegrafin.
Milazim Gjocaj nga Ministria e Shëndetësisë do të jetë kryesues i Bordit, ndërsa Lulzim Uka e Hyra Bashota nga kjo ministri do të jenë anëtarë.
Anëtarë janë zgjedhur edhe Shefkije Shatri e Xhevdet Latifi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Ky bord ka për detyrë miratimin e pagesave për trajtim jashtë vendit dhe jashtë institucioneve shëndetësore publike.
Bordi i mëhershëm për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike dha dorëheqje në maj të këtij viti. Arsyet mbeten ende të paqarta. /Telegrafi/