Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se funksionalizimi i këtij bordi është i nevojshëm për qytetarët.
Në Bordin Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore do të jenë: Armend Zemaj (Ministria e Shëndetësisë), Hykmete Bajrami (Ministria e Financave), Skender Reçica (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale), Rrezart Halili ( Kryetari ose Përfaqësuesi i Odës së profesionistëve shëndetësorë), Murat Berisha ( Kryetari i Bordit ose Përfaqësuesi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës), Bujar Gashi ( Asociacioni i Komunave të Kosovës), Muhamedali Kodra ( Përfaqësues i Shoqatave të Pacientëve). /Telegrafi/