Telegrafi

Emërohen katër drejtorë të rinj në institucionet shëndetësore publike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka emëruar ushtrues detyre drejtorë të rinj mjekësorë në disa institucione shëndetësore publike.

“Në klinikën universitare për TOARKIQU është emëruar Maria Srceva, në spitalin e specializuar për nefrologji-Strugë është emëruar Berat Lena, në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare “Shën Panteleimon” është emëruar Cvetanka Bajraktarova dhe në Institutin Universitar për Biokimi Klinike është emëruar Nikolina Grozdanovska”.

Ditë më parë Taravari emëroi edhe disa drejtorë tjerë në institucionet publike, ndërsa sot njoftoi se Koalicioni VLEN si pjesë e Qeverisë do të ketë shtatë pozita të zv.ministrave./Telegrafi/