Qeveria e Kosovës ka emëruar dy anëtarë të rinj të Bordit të Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”.
Ata janë Ejup Visoka dhe Mehmet Ballazhi.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se Bordi nuk është funksional andaj emërimi edhe i dy anëtarëve është proces i rëndësishëm.
“Emërimi i anëtarëve të rinj do të bëhet nga lista e pritjes”, tha Lluka.
Mehmet Ballazhi ka qenë kandidat për kryetar të Hanit të Elezit nga radhët e PDK-së, ndërsa Visoka një kohë të gjatë ka mbajtur poste të rëndësishme në Lidhjen Demokratike të Kosovës. /KP/ Telegrafi/