Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se ka emëruar u.d. drejtorë të rinj në institucionet shëndetësore publike.
“Ju njoftojmë se ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, ka emëruar ditëve të kaluara u.d drejtorë të rinj në këto institucionet shëndetësore publike:
Qendra për Shëndet Publik Shkup – Muamet Demiri
Spitali klinik i Shtipit – Vladko Zahariev
Spitali i Përgjithshëm i Kërçovës – Maja Cvetanovska Trajkovska
Spitali i Përgjithshëm i Strugës – Vladimir Bunçevski
Spitali i përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar Dibër – Sevdije Koxha
Qendra Shëndetësore Strugë – Arben Labenishta
Spitali Psikiatrik Demir Hisar – Zhan Lozanovski
Qendra për Shëndet Publik Kumanovë – Herolind Sakipi
Spitali i specializuar për parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes jospecifike dhe alergjike – Oteshevë Bllagoja Kitanovski
Klinika Universitare për urologji – Bashkim Shabani”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/