Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka emëruar tre anëtarë të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.
Kryeministri Albin Kurti tha se për plotësimin e këtyre tri pozitave vakante në konkursin e shpallur kanë aplikuar 38 kandidatë.
Anëtarët e përzgjedhur janë Furtuna Haxhikadria, Faton Osmani dhe Armend Behluli.
“Të emëruarit i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me Ligjin për ndërmarrjet publike”, tha Kurti. /Telegrafi/