Lindon Emërllahu që luan te Ballkani ka qenë prezent në krah të përzgjedhësit Alain Giresse, në konferencë për media para ndeshjes me Armeninë.
Ai ka thënë se është i gatshëm t’i tregojë vlerat e tij te Kosova duke nënvizuar që shpreson ta ketë rastin të paraqitet për Kosovën në dy ndeshjet miqësore, atë kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.
“Jemi gjithë lojtar të rinj që i ka ftuar trajneri. Të paraqitemi sa më mirë dhe t’i tregojmë vlerat tona dhe të ftohemi edhe në ndeshjet tjera. Shpresoj të kem mundësinë t’i tregoj vlerat e mia. Në listë jemi të gjithë futbollistë thuajse të rinj”, ka thënë fillimisht Emërllahu.
Ai thotë se formën të cilën ka shfaqur me Ballkanin, të mundohet ta tregoj edhe te Kosova.
“Besoj që me paraqitjet me Ballkanit të më ndihmojnë dhe të paraqitem sa më mirë edhe te Kosova. Shpresoj ta kem rastin dhe pse jo të tregoj vlerat e mia për të pasur mundësitë për të ardhmen”, nënvizoi ai Emërllahu.
Kosova ndaj Armenisë luan të mërkurën nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa pas katër ditësh sërish në Prishtinë të shtunën luan edhe ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. /Telegrafi/