Site icon Telegrafi

”Emërimi i Arta Toçit në MPJ është skandaloz”

OBRM-PDUKM nëpërmjet Vlladimir Nelloskit ka reaguar në lidhje me emërimin e Arta Toçit si zëvendësministre e Punëve të Jashtme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së ky emërim është skandaloz për shkak të një publikimi nga ajo me titullin ”Kufinjtë si mit” duke përmendur në të Konferencën e Londrës.

Nelloski ka kërkuar rishikim të vendimit nga Zoran Zaev dhe të ketë përgjegjësi ndaj maqedonasve për emërimin e bërë. /Telegrafi/

Exit mobile version