Përplasjet OBRM-PDUKM – LSDM vazhdojnë edhe në këtë ditë të diele, ashtu si dikur, por me rolet e kundërta. Akuzat dhe kundërakuzat janë të sferave të ndryshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas OBRM-PDUKM-së, në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) është duke u kryer partizim përmes detyrimit të të punësuarve që të dorëzojnë kërkesë që të reshtohen në pozita më të ulëta.
Ndërkaq, LSDM-ja kundërpërgjigjet duke thënë se partizimi i institucioneve ishte shenjë mbrojtëse e qeverisjes 11 vjeçare të OBRM-PDUKM-së.
Sipas LSDM-së, plani 3-6-9 ofron institucione profesionale shtetërore./Telegrafi/