Klinika e Emergjencës në QKUK e cila shumë herë është përballur me vështirësi, qoftë edhe në bartjen e pacientëve, tani më nuk do të përballet me telashe të tilla.
Ajo është furnizuar me pajisje mjekësore në vlerë prej 300 mijë euro, investim direkt i Ministrisë së Shëndetësisë.
Përveç pajisjeve për bartjen e pacientëve, këtë herë Klinika e Emergjencës është furnizuar me të gjitha kërkesat për pajisje të cilat janë kërkuar nga stafi menxhues i saj.
Në të njëjtën kohë, në këtë klinikë është duke u bërë edhe rinovimi i hapësirave pritëse dhe duke investime të tjera të cilat pritet të ndryshojnë cilësinë e shërbimeve aty.
Pajisjet e reja do të nisin të përdoren në momentin kur do të përfundojë rinovimi i hapësirave pritëse së kësaj klinike, e cila pritet të ndodhë brenda pak ditëve, thuhet në komunikatë./Telegrafi/