Bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit, Breel Embolo, ka bërë shaka bashkë me yllin kosovar, në lidhje me femrat të cilat vrapojnë pas tyre.
Gjatë EURO 2016, Xherdani tha se të gjitha femrat vrapojnë pas Embolos, mirëpo për “Blick”, sulmuesi i Zvicrës zbulon në një mënyrë të dashurën ose simpatinë e Xherdanit, por pa ia përmendur emrin.
“Jo, unë e njoh dikë që do të bënte gjithçka për Shaqirin, dhe, edhe ai e dinë këtë”, tha Embolo, përcjellë “GazetaOlle.com”.
Sidoqoftë, Embolo ka bërë të dashurën, të cilën e ka zbuluar edhe në foto dhe deklaratë, kurse në ludhje me këtë, lojtari nga Zhegra e Gjilanit thotë:
“Ai është thellësisht i dashuar, dhe do të martohet së shpejti. Madje, do të martohet para meje”.
Embolo është 19-vjeçar, pesë vjet më i ri se sa Xherdani.