Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri, është kthyer me këngë të re.
Ai ka prezantuar projektin muzikor të quajtur “Emblema e lirisë” të kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vet këngëtari, ndërsa për muzikën u përkujdes i njëjti në bashkëpunim me Naim Gjoshin.
Orkestrimi u bë nga Xhevdet Gashi dhe për këtë këngë kanë bashkëpunuar edhe studentët e USHT-së.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, “X-Creative”.
Iliri ndryshe shquhet për emocionin që sjell nëpërmjet teksteve e po ashtu edhe për interpretimin e ndjerë.
Projektin tanimë të plotë mund ta gjeni në kanalin e tij zyrtar në platformën YouTube. /Telegrafi/