Telegrafi

Embiid vendimtar, Philadelphia 76ers mposhtin në udhëtim Chicagon

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar edhe rezultatet befasuese.

Megjithatë njëri nga duelet më interesante është zhvilluar në United Center të Chicagos, ku Chicago Bulls është mposhtur nga Philadelphia 76ers me pesë pikë diferencë 109:114.

Ka qenë një duel shumë interesantë me mysafirët që krijuan epërsi deri në 19 pikë në çerekun e dytë, por Chicago u rikthye në lojë madje kaluan në epërsi në fund tëndeshjes.

Megjithatë vendimtar ishte përvoja e skuadrës mysafire që në fund arriti fitore me pesë pikë diferencë.

Joel Embiid ishte më i miri tek fituesit në këtë duel me 25 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

Ndërkohë me pikë dyshifrore tek 76ers e mbyllën ndeshjen edhe James Harden (15), Niang (15), Maxey (14), Harris (13) dhe Melton me 10 sosh.

Te skuadra vendase më efikasi ishte DeMar DeRozan me 24 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/