Përbërësit:
• Brumë me fleta 300 gr.
• Mollë 700 gr.
• Arra të bluara 50 gr.
• Sheqer (të parafinuar) 100 gr.
• Kanellë 5 gr.
Përgatitja:
Së pari e hollojmë brumin me fleta diku 6 – 7 mm dhe e vendosim në tepsi.
Mollët e pastruara (500 gr.) i grimcojmë në rende dhe i hedhim në një tenxhere bashkë me sheqerin. I skuqim derisa të avullohet lëngu që mollët lirojnë.
Pastaj shtojmë arrat bashkë me kanellën dhe i vendosim sipër brumit.
Në fund marrim 2 -3 mollë, të cilat së pari i presim në mes, pastaj në fletëza sa ma të holla dhe i vendosim rreth e rreth tepsisë duke e formuar formën e lules.
Në fund sipër vendosim pak sheqer dhe kanellë në mënyrë që gjatë pjekjes sheqeri të karamelizohet.