Nevojiten (për 4 persona):
*100 g thërrmija buke
*1/2 qumësht
* 80 g sheqer
* 2 limona të gjelbër
* 3 ve
* gjysmë lugëze sodë bikarbone
* 50 g kokos
* vaj për fërgim
* 2 dl qumësht kokosi
* 1 dl ajkë
* 50 g sheqer të vrugët
* një copëz lëvore kanelle
Përgatitje:
1. Lëvorja e renduar e limonit dhe sheqeri qiten në qumësht, ziejnë derisa të vlojnë, kësaj mase i shtohen thërrmijat e bukës dhe lihet të ziejë për 7-8 minuta duke e përzier vazhdimisht. Hiqet ena nga zjarri dhe lihet për t’u ftohur, i shtohet soda bikarbone dhe vezët një nga një.
2. Me anë të lugës merret një sasi nga kjo masë (sa të formohen kuleçtë e vegjël, të sheshtë) dhe fërgohet në vaj të nxehtë. ‘Kuleçtë’ e fërguar qiten në letër për thithje të yndyrës për disa minuta, pastaj kalohen nëpër kokos dhe shërbehen me salcë kokosi.
3. Përgatitja e salcës së kokosit: qumështi i kokosit, sheqeri i vrugët dhe lëvorja e kanellës ziejnë duke i përzier, për 5 minuta.