Site icon Telegrafi

Ëmbëlsirë me ananas

Përbërësit:

* 10 feta ananas në shurup (konservë)
* 100 gr gjalpë të butë
* 100 gr sheqer,
* 2 vezë,
* 200 gr miell
* 2 lugë maja
* 1 lugë sheqer vaniljeje

Përgatitja:

Hapni kutinë e ananasit dhe ruani një litër shurup. Sitni miellin dhe majanë në një tas dheu. Ndizni furrën dhe rregulloni një temperaturë mesatare.

Gjalpin ndajeni në katër pjesë: 3 pjesë futini në tasin e dheut dhe njërën ruajeni për të lyer tavën e tortës me diametër 24 cm.

Fundin e tavës dhe anët spërkatini me sheqer. Përzieni rreth një minutë sheqerin e mbetur dhe gjalpin, derisa të krijohet një krem i hollë.

Shtoni vezët dhe hidhni lugë-lugë.

Miellin e situr dhe lëngun e ananasit pa e ndërprerë përzierjen.

Vendosni fetat e ananasit, pasi t’i keni tharë mirë në letër kuzhine, në fund të tavës: një në mes dhe gjashtë anash. Fetat e mbetura pritini përgjysmë dhe mbuloni hapësirat boshe.

Derdhni me kujdes brumin dhe shpërndajeni në tavë: Futeni në furrë dhe lëreni 35 minuta. Fikni furrën dhe lëreni 5 minuta para se ta nxirrni. Me të mbaruar koha kthejeni përmbys tavën në një pjatë, në mënyrë që fetat e ananasit të dalin lart.

Ëmbëlsirën shërbejeni të vakët, ose të ftohtë.

Exit mobile version