Mund ta konsumoni me lëng për mëngjes, ta hani si një vakt të lehtë, por edhe si ëmbëlsirë të pasdites
Përbërësit për biskotë:
– 200 g miell të butë;
– 400 g sheqer;
– 1 lugë e vogël kripë;
– 4 vezë;
– 220 g gjalpë;
– 2 lugë të vogla ekstrakt portokalli;
– 1 lugë e vogël lëvore të portokallit të grirë në rende.
Përbërësit për fill:
– 200 g sheqer pluhur;
– 2 lugë lëng portokalli;
– 1 lugë e vogël lëvore portokalli.
Përgatitja:
Nxehni furrën në 180 gradë Celsius dhe lyeni me gjalpë një enë të thellë kënddrejtë…
Tundni vezët me gjalpin, shtoni ekstraktin e sheqerit dhe lëvoren e portokallit dhe vazhdoni t’i tundni.
Qitni brumin në enë për pjekje dhe piqeni përafërsisht gjysmë ore, derisa të marrë ngjyrë të gështenjtë.
Bëni fillin nga sheqeri pluhur dhe lëngu i lëvores së portokallit.
Nxehni bashkë në një enë, herë pas here përzieni dhe prisni që sheqeri të shkrihet.
Ëmbëlsirën e pjekur shpojeni me pirun dhe qitni fillin.
Prisni të ftohet, pastaj priteni në kube.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.