Tanya Nisa është dizajnerja e enterierëve, që është shumë e aftë në profesionin e saj, por ëmbëlsirat që i përgatitë nuk po i pëlqejnë të gjithëve.
Sepse 42-vjeçarja, nga Lincoln i Anglisë punon kreacione me pamje të pështira, që ngjajnë si gjymtyrë të copëtuara nga trupat e njerëzve, transmeton Telegrafi.
Në pjatat që shërben ajo, ka kreacione që ngjajnë me gishta, pjesë të këmbëve apo pjesë të krahut, të gjitha të ngrënshme.
Gjatë gjashtë viteve të fundit, ajo i ka specializuar këto punime, pasi është frymëzuar nga filmi Hannibal.
Mirëpo, kur postoi imazhet që ngjajnë me gjymtyrët e gjakosura, shumë njerëz mbetën të tmerruar dhe u iu pëlqeu çfarë panë.
Në anën tjetër, ekspertët e gatimit e kanë çmuar për aftësitë e gatimit, që i ka mësuar vet. /Telegrafi/