Telegrafi

Ëmbëlsira në vend të luleve – kjo ishte ajo çfarë mbajti një nuse australiane (Foto)

Një nuse ka vendosur që në vend të një buqete tipike me lule, për ditën e dasmës të mbajë diçka të ngrënshme.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Paige Kirk, 23 vjeç, nga Sydney, Australi, e cila befasoi shoqërueset e saj me një tufë ëmbëlsirash dhe pasta të dekoruara për t’u martuar me Steve.

“Ne donim që dasma të ishte pak më ndryshe dhe me të vërtetë të reflektojmë se kush jemi si çift”, shpjegoi ajo, duke shtuar se të ftuarve u pëlqeu një gjë e tillë. /Telegrafi/