Me siguri këtë ëmbëlsirë e keni ngrënë shumë herë gjatë fëmijërisë, por nuk keni qenë të vetëdijshëm sa shpejt dhe sa thjesht gatuhet.
Nevojiten:
▪ 2 gota qumësht,
▪ 2 gota sheqer,
▪ 1 gotë vaj,
▪ 3 gota miell,
▪ 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsira,
▪ 200 g fara të bluara lulëkuqeje,
▪ sipas nevojës sheqer pluhur.
Përgatitja:
Tundni qumështin me sheqer, pastaj shtoni vajin dhe miellin e përzier me pluhurin për ëmbëlsira.
Në fund me garuzhdë përzieni farat e lulëkuqes.
Qitni në tepsi të mbështjellë me letër për përpjekje.
Piqni në 200 gradë derisa të marrë ngjyrë të gështenjtë.
Ëmbëlsirës së gatshme qitni sipër sheqerin pluhur, transmeton Telegrafi.