Site icon Telegrafi

Ëmbëlsi prej xhinsi nga Rihanna

28-vjeçarja tha se çizmet që mban veshur janë vetëm për “gocat trime”, pasi vishen në takime që përfundojnë në shtrat.

“Janë çizme shumë të rrezikshme. Nuk do i vishja në çdo takim, pasi janë vetëm për takime që përfundojnë me seks. Nëse do që pas takimit të shkosh e qetë në shtëpinë tënde, mos i vish. Ose nëse do që të mos rrëmbehesh rrugëve, mos i vish”, tha Rihanna.

Më entuziastja e këtij bashkëpunimi ka qenë vetë Rihanna, e cila në kopertinën e Vogue-t ka veshur dizenjon më të ‘rrezikshme’ të linjës: ato çizmet e papara që mbërrijnë deri tek beli- dhe janë të shoqëruara nga një rrip mesi me elemente kristali. Këto janë më të preferuarat e RiRi-t, pasi shpërfaqin më së miri karakterin e saj- por edhe të femrave që kërkojnë të njejtat gjëra si ajo: të ndihen të forta, të ndihen femra.

Nuk janë thjesht çizme! ‘Kujdees! Këto çizme janë të rrezikshme! Nëse ke ndërmend të kthehesh të flesh në shtëpinë tënde, mos i vish! Do të të rrëmbejnë nëse i vesh këto çizme, këto çizme hapin telashe!’, thotë Rihanna/ Photo Courtesy of Vogue

Bashkëpunimi i shumëpritur i Rihanna-s me Manolo Blahnik u publikua ekskluzivisht në numrin e ri të Vogue-t britanik dhe do të përmbajë 6 dizajne.

‘Denim Desserts’- Ëmbëlsi prej xhinsi- është quajtur kjo linjë e punuar nga RiRi dhe Manolo, i cili është shprehur tepër entuziast për këtë bashkëpunim: ‘Jam shumë i mikluar nga rezultatet. Të punoje me Rihanna-n ishte e mrekullueshme; grinta, pasioni, kreativiteti dhe stili i saj janë shëmbëllyer në këto dizenjime të shkëlqyera! Të gjithë do t’i dashurojnë ato sapo t’i shohin!’

Rihanna dhe Manolo Blahnik, themeluesit të markës së prestigjit të lartë për këpucët

Exit mobile version