Telegrafi

Embargo ekonomike, veprim i shekullit te kaluar

“Kërkuam që Maqedonia të përkrahë Kosovën që mos të kthejë me të njëjtin veprim, sepse embargot janë temë e kaluarës së hidhur që kanë sjellë në regjion vetëm dhimbje dhe humbje,” ka thënë Shala, i cili nga homologu i tij Fatmir Besimi ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sipas tij, duke bashkërenduar veprimet, të dy qeveritë për tejkaluar barrierat burokratike duhet t’i zgjidhen ato, me qëllim që gjithë regjioni të ketë një politikë të njëtrajtshme ndaj politikave të taksave.

Ndërsa, ministri për Ekonomi, Energji dhe Tregti të Maqedonisë, Fatmir Besimi ka premtuar bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.

“Maqedonia ka një tregti të lirë me Kosovën dhe me disa shtete të rajonit. Këtë bashkëpunim ekonomik me Kosovën do ta rrisim edhe më shumë”, ka thënë ministri Besimi./telegrafi/