Telegrafi

Emanuelson huazohet te Fulhami

26-vjeçari iu bashkua Milanit nga Ajaxi në sezoni 2010/11, por ka dështuar të sigurojë vend të rregullt me fanellën Rossonere dhe ka startuar vetëm tetë ndeshje në Serie A këtë sezon.

Holandezi mund të luajë si mbrojtës i majtë, mesfushor i krahut ose i qendrës dhe më herët ka punuar me menaxherin e Fulhamit, Martin Jol, gjatë kohës së tyre te Ajaxi.

Emanuelson është nënshkrimi i tretë i Fulhamit në afatin kalimtar të janarit, pasi skuadra angleze tashmë ka transferuar Chris David nga Twente dhe Emmanuel Frimpong si huazim nga Arsenali./Telegrafi/