Telegrafi

Emanuela Rusta, gjyqtare kryesore në ndeshjen Vllaznia – Korabi

Vllaznia e ka siguruar tashmë matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore të Shqipërisë dhe sfida e sotme në Grupin A ndaj Korabit, e vlefshme për javën e 24-t në Kategorinë e Parë, vlen më shumë për statistika.

Por, e veçantë e kësaj ndeshjeje është fakti se gjyqtare kryesore do të jetë një femër.

Është pikërisht gjyqtarja me stemën e FIFA-s, Emanuela Rusta, që do jetë kryesore në sfidën në Shkodër.

Rusta u bë e njohur për opinionin sportiv, kur në derbin e fazës së tretë mes Tiranës dhe Partizanit, ishte asistente në ndeshjen e 3 marsit, zhvilluar në “Selman Stërmasi”, ndërkohë që me interes pritet edhe paraqitja e sotme, në një sfidë meshkujsh, mes Vllaznisë dhe Korabit, por që duhet theksuar, që është një sfidë pa presion për palët. /sheshi/