Site icon Telegrafi

Ema Uka pushton pasarelat e Javës së Modës në New York

Ema Uka në Javën e Modës në New York (Foto: Getty Images/Guliver)

Ish-protagonistja e serialit “O Sa Mirë” në tri sezonet e para, Ema Uka, tashmë ka nisur një rrugëtim të ri.

Prej vitesh ajo është zhvendosur në New York, ku edhe ka nisur rrugëtimin e saj të ri në fushën e modelingut.

Ajo së fundmi është bërë pjesë e dy shfaqjeve shumë të rëndësishme të Javës së Modës në New York.

Ema Uka në Javën e Modës në New York (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Bëhet fjalë për sfliatat e organizuara nga markat e njohura botërore “Temraza” dhe “A Humming Way”, të cilat kanë prezantuar kreacioent e tyre më të reja.

Lexo po ashtu Java e Modës në New York, fotografja shqiptare sjell imazhet e para të koleksioneve të kreatorëve botërorë

Ema është prezantuar si një nga modelet prezantuese të këtyre veshjeve, duke pasur rastin të defilojë në pasarelat e ngjarjeve kaq të rëndësishme, të organizuar në Javën e Modë së New Yorkut.

Ema Uka në eventin e “A Humming Way” në Javën e Modës në New York (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

E lumtur për këtë paraqitje të saj, modelja nga Prishtina publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, duke shprehur falënderime për shtëpitë e modës që i hapën dyert drejt këtij suksesi.

“Faleminderit “Temraza” që më patët mua në një spektakël si ky. Faleminderit “A Humming Way”,që më patët mua në përmbyllje të këtij spektakli mbrëmë. Një ndjenjë e mrekullueshme”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ema përndryshe u bë e njohur për publikun si aktore e “O Sa Mirë”, ku luante rolin e një studente me emrin ‘Lyra’, që me kohë u shndërrua në një ndër personazhet më të dashur të këtij seriali. /Telegrafi/

Ema Uka në Javën e Modës në New York (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

 

Ema Uka në Javën e Modës në New York (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version