Aktorja Ema Uka tash e një kohë nuk është më edhe aq prezente nëpër serialet apo programet e ndryshme televizive.
Kjo, pasi për një kohë ajo u shpërngul për në Amsterdam të Hollandës, gjersa nuk ka treguar për aktivitet me të cilat merret atje.
Publiku më shumë e njeh si personazhi “Lyra” e serialit “Osa Mirë”, gjersa mungesa e saj në këtë serial vërehet dukshëm.
Sido që të jetë, ajo është herë pas here aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, bukuroshja Uka ka publikuar një fotografi ku shfaqet bashkë me motrën e saj Monikën, me të cilën ngjasojnë vërtet shumë.
Monika nuk merret me aktrim, megjithatë shumë lehët fansat e aktores mund ta ngatërrojnë atë në rrugë me motrën e saj, për shkak të ngjashmërisë së tyre të madhe. /Telegrafi/