Site icon Telegrafi

Ema Uka merr vëmendjen rrugëve të New Yorkut duke ecur me fustan transparent

Foto: Ema Uka/Instagram

Bukuroshja shqiptare, Ema Uka, prej vitesh ka braktisur Kosovën dhe është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo atje po zhvillon një karrierë si modele, duke anashkaluar pak profesionin për edhe të cilin u shkollua, aktrimin.

Ema është mjaft aktive he e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, modelja dhe aktorja nga Prishtina ka realizuar një set të veçantë fotografik në New York.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet duke sfiluar e veshur me një fustan transparent, teksa në rrugë kalojnë veturat.

Ema duket në formë të mirë trupor dhe për këtë është komplimentuar në masë të madhe nga fansat e saj.

Ema Uka përndryshe famën më të madhe e arriti si protagoniste në serialin “O Sa Mirë”, ku luante rolin e ‘Lyrës’. /Telegrafi/

Exit mobile version