Telegrafi

Elvis Rexhbecaj shënoi gol spektakolar te Kolni

Kolni ka triumfuar 3-1  kundër Arminia Bielefeldit në kuadër të javës së 19-të në Bundesliga.

Marius Wolf shënoi dy golat e parë në 45 minutat e parë të takimit, derisa Elvis Rexhbecaj e vulosi triumfin.

Lojtari shqiptar shënoi në minutën e 63-të nga një asistim i Skhiri, për të shënuar kështu golin e tretë për Kolnin.

Arminia shënoi golin e vetëm të takimit me anë të Sergio Cordova në minutën e 73-të.

Rexhbecaj shënoi golin e tretë deri më tani në këtë edicion dhe ka dy asistime. /Telegrafi/