Kolni ka triumfuar 3-1 kundër Arminia Bielefeldit në kuadër të javës së 19-të në Bundesliga.
Marius Wolf shënoi dy golat e parë në 45 minutat e parë të takimit, derisa Elvis Rexhbecaj e vulosi triumfin.
Lojtari shqiptar shënoi në minutën e 63-të nga një asistim i Skhiri, për të shënuar kështu golin e tretë për Kolnin.
ELVIS YOU BEAUTY! SUPER FOOTBALL!
___
3:0 #KOEDSC #effzeh pic.twitter.com/Tmqni9bKRM— 1. FC Cologne (@fckoeln_en) January 31, 2021
Arminia shënoi golin e vetëm të takimit me anë të Sergio Cordova në minutën e 73-të.
Rexhbecaj shënoi golin e tretë deri më tani në këtë edicion dhe ka dy asistime. /Telegrafi/