Kosova ka rikthyer epërsinë në fillim të pjesës së dytë përballë Islandës në play-off të Ligës së Kombeve.
Dardanët i mbyllën 45 minutat e parë me rezultat 1-1, ndërsa në minutën e 19 kaluam në epërsi me golin e Lumbardh Dellovës.
Elvis Rexhbecaj ishte ai që kaloi Kosovën në epërsi, kur realizoi gol të bukur në minutën e 58-të.
Lojtarët tanë janë duke e dominuar deri më tani këtë takim dhe shpresojmë që të shënojmë edhe golin e tretë.
Dardanët e kanë edhe takimin e dytë përballë Islandës, e cila zhvillohet më 23 mars. /Telegrafi/