Site icon Telegrafi

Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores së parë me Kosovën

Kosova arriti që të marrë një humbje dhe një fitore në dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ fillimisht pësuan me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Rumanisë, por u kthyen tek rezultatet pozitive duke mposhtur Qipron me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim.

Një ndër pikat pozitive të Kosovës në këto dy ndeshje ishte padyshim mesfushori Elvis Rexhbeçaj i cili menjëherë e dëshmoi kualitetin që zotëron në këmbët e tij.

Pasi mori fitoren e parë me Kosovën në cilësinë e lojtarit dardan, Rexhbeçaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Një emocion i veçantë të përjetoj fitoren e parë me kombëtaren e Kosovës. Si lojtari më i ri i kësaj skuadre, jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar për këtë moment”.

“Kjo fitore është vetëm fillimi dhe na jep forcë për të synuar edhe më lart. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, kjo është për ju Dardanët”, ka shkruar Rexhbeçaj.

Kosova do të rikthehet të luajë sërish muajin e ardhshëm, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje të tjera në Ligën e Kombeve ndaj Lituanisë në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë./Telegrafi/

Exit mobile version