Mesfushori shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën te Augsburgu.
Sipas BILD, FC Augsburg ka arritur marrëveshje me Wolfsburgun për Rexhbeçajn, i cili kishte kontratë me ujqit deri në vitin 2023.
Augsburg mbeti pa mesfushorin Niklas Dorsch, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe u hedh në treg për të gjetur zëvendësues.
Augsburg reagiert auf den Ausfall von Niklas Dorsch und holt Elvis Rexhbecajhttps://t.co/TjxHImRGzH
— Tobi Altschäffl (@altobelli13) July 26, 2022
Ata do të paguajnë te Wolfsburg një tarifë transferimi prej 1.75 milionë euro, por shuma mund të rritet edhe më tej nëse marrëveshja është e suksesshme.
Rexhebeçaj pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare.
Mesfushori ka luajtur në dy vitet e fundit në Bundesliga si huazim te Bochum dhe Koln. /Telegrafi/