Teoricienët e konspiracionit kanë kohë që këmbëngulin se Elvis Presley është ende gjallë dhe se ka falsifikuar vdekjen e tij në vitin 1977 për t’i shpëtuar presionit të famës.
Ata thonë se një foto e marrë në shtëpinë e këngëtarit në Graceland tregon se ai është gjallë dhe madje ka vizituar shtëpinë e tij të vjetër në ditëlindjen e 82-të, javën e kaluar.
Pamjet tregojnë një burrë të gjatë me flokë dhe mjekër të bardhë në mesin e turmës, gjatë një ceremonia të dielën e kaluar në Graceland, shkruan Daily Mail.
Ai mban veshur një xhaketë të zezë, kapele dhe syze të zeza. Sipas teoricienëve të konspiracionit, 3 burrat që qëndrojnë prapa tij tregojnë se ato po ruanin ikonën e muzikës botërore.
Elvis Presley ndërroi jetë më 16 gusht 1977 në moshën 42 vjeçare. Trupi i tij u gjet në banjo dhe shkak i vdekjes u tha se ishte një atak në zemër. Kjo është performanca e tij pak muaj para vdekjes.