Telegrafi

Elvis Naçi: Të bëhemi bashkë që t’i rindërtojmë të gjithë pallatet e shkatërruara nga tërmeti në Thumanë

Teologu Elvis Naçi ka dhënë lajmin se ka marrë përsipër të rindërtojë të gjithë pallatet e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Naçi fton të shqiptarët të behën bashkë në këtë nismë të madhe e solidare për të lehtësuar disi dhimbjen e familjeve që humbën të dashurit e tyre nën rrënoja tragjikisht.

“Ftojmë të gjithë shqiptarët të bëhemi bashkë për të ndërtuar pallatet që tërmeti shkatërroi në Thumanë, duke lënë pas shumë viktima. Të bëhemi bashkë të lehtësojmë dhimbjen që familjaret humben të afërmit e tyre, midis tyre fëmijë… Ky është momenti që shqiptarët të bëhen bashkë, në dhimbjen e madhe që sot ka dërmuar Shqipërinë tonë të dashur”, ka shkruar Naçi në Facebook.

Po ashtu, ai ka dhënë detaje se ku duhet të kontribuohet. /Telegrafi/