Tërmeti që goditi Shqipërinë la të vdekur dy vëllezërit Abazi, të cilët mbetën nën rrënojat e një hoteli në qytetin e Durrësit.
Elvis Naçi, i njohur me për aktivitetin e tij human, ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i shtëpisë për familjen Abazi nga Gjilani dhe po ashtu kjo familje do të përfitojë një pension prej 1000 eurove.
“Ne familjen Abazi ne Gjilan ku vdiqën nga tërmeti dy vëllezërit që ndodheshin ne Durrës. Qofshin të Xhenetit dhe shumë shpejtë fillon shtëpia e re për t’u ndërtuar dhe një pension 1000 euro për 6 jetimet. Amin”, shkruan Naçi në Facebook.
Shemsedini, 32 vjeçar pas vetës ka lënë gruan dhe katër fëmijë, ndërsa, Isa 29 vjeçar ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë./Telegrafi/