Telegrafi

Elvir Muriqi rikthehet në ring me 15 mars

Dueli do të zhvillohet në New Jersey, ndërsa është parashikuar të jetë në tetë raunde.

"Jam përgatitur mjaft mirë. Po ndihem shumë mirë dhe kur të vijë dita do të jem në formën më të mirë. Do të boksoj edhe më mirë se që kam boksuar përpara", ka thënë Muriqi për Kohën Ditore.

Muriqi deri më tash ka 39 fitore (24 me nokaut) dhe pesë humbje. Luftën e tij të fundit ai e ka zhvilluar më 10 dhjetor të vitit 2011, kur mposhti me nokaut teknik në raundin e dytë amerikanin Chris Grays.

Muriqi së fundi ka firmosur kontratë me menaxherin amerikan Greg Cohen./Telegrafi/