Site icon Telegrafi

Elvir Muriqi po bëhet baba, publikon imazhin e ultrazërit të bashkëshortes (Foto)

Elvir Muriqi është një prej boksierëve më të suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Pejani ka kohë që më nuk është paraqitur një ndeshje të boksit duke lënë të kuptohet se është larguar prej ringut.

Por, ai po vazhdon të jetë temë e mediave jo vetëm sportive, por edhe rozë.

Muriqi 38-vjeçar ka marr një lajm fantastik prej bashkëshortes, Kaltrina Kurtit.

Kjo e fundit është shtatzënë dhe këtë ndjenë e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

“Më në fund do të kemi një fëmijë”, ka shkruar në Instagram, Elvir Muriqi, teksa ka ndarë edhe imazhin e ultrazërit.

Ndryshe, Elviri kohë më parë është paraqitur edhe në një projekt filmik të xhiruar në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version