Telegrafi

Elvir Muriqi nokauton sërish amerikanin Teylor

Elvir Muriqi ka përsëritur suksesin e gjashtë viteve më parë. Ai në një atmosferë të madhe, ku nuk munguan as tifozët shqiptar, mposhti amerikanin Taylor me ndërprerje në raundin e tretë.

Elvir Muriqi nga roundi i parë mori nën kontroll duelin dhe ishte vetëm çështje kohe se kur Taylor do të dorëzohet. Raundi i tretë ishte prapë fatal për amerikanin Taylor, kur Muriqi pas një seri kombinimesh i dha fund takimit të tyre duke nokautuar Taylorin.

Elvir Muriqi me këtë fitore do të rikthehet në mesin e top-15 boksierëve të të gjithave versioneve botërore.

Vlen të përmendim se dueli ishte edhe për titullin e UNBC të
Amerikës në kategorinë gjysmë të rënd. Ky titull nuk është shumë i madh mirëpo është një çmim të cilët do t’i hap për të fituar ndonjë nga katër titujt e njohur botërorë. /rtv21/