Telegrafi

Elvana ua uron Vitin e Ri (video)

Madje, këngëtarja nga Shqipëria në “shenjë mirënjohje për mbështetjen” u ka bërë një “dhuratë” fansave të saj, një bilboard me fytyrat e tyre në qendër të Tiranës.

“Dhurata ime për ju për Vitin e Ri 2013 është një bilboard i madh i vendosur këtu në Tiranë në Sheshin Nëna Terezë. Në këtë bilboard janë të gjithë fotografitë që vetë ju i keni dërguar”, thotë Elvana në videon e postuar.

Elvana ka uruar që viti i ri të jetë edhe një vit tjetër i suksesshëm për kombin shqiptar./Telegrafi/