Telegrafi

Elvana triumfon në “Top Fest 8”

Kënga “Me ty”, prodhim i Flori Mumajesit, ishte kënga më e votuar në edicionin e sivjetmë të këtij festivali.

Elvana u shpall edhe artistja më e mirë, ndërsa çmimi për artistin më të mirë mashkull i takoi Gent Bushpepës. Ndërkaq, Flori me hitin e tij “Tallava” fitoi çmimin e internetit.

Flaka Krelani ishte fituese në kategorinë rok-alternativ, Xhensila e fitoi çmimin Pop-R&B, ndërsa interpretues më të mirë u shpallën Anjeza Shahini dhe Dren Abazi. /Telegrafi/