Site icon Telegrafi

Elvana Shala në ShBA, pjesë e ‘Forumit të Ambasadoreve Femra’

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala, është nisur sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marr pjesë në ” Forumin e Ambasadoreve Femra” që nis punimet në Dallas të Texas-it.

Me ftesë të themelueses së Komitetit të Ambasadoreve në Texas, Ingrid Harb, ambasadorja Shala do të flas për vizionin e saj për Kosovën si një lidere e re femër, për fuqinë e femrës për të udhëhequr me shtetin dhe për ndryshimet që mund të sjellin femrat në botë.

Ambasadorja Shala pas përfundimit të forumit në Dallas, vizitën e saj do ta vazhdoj në New York ku do të zhvilloj takime në Konsullatën e Kosovës dhe në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Exit mobile version